Mustafa e Vuçiq takohen gjatë këtij muaji në Nju Jork
Në zyrën e shefit të diplomacisë evropiane Federica Mogherini, e cila është ndërmjetëson bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës, Tanjug ka konfirmuar se nuk ka datë të caktuar për mbajtjen e dialogut në nivelin e Kryeministrit, transmeton Indeksonline.
Ndërkaq burime diplomatike në Bruksel thonë se bashku me dialogun në nivel teknik, ka kontakte në nivelin më të lartë të dy anët dhe se një raund i ri i dialogut të kryeministrave të Serbisë dhe Kosovës do të mund të caktohet pas përfundimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që do të mbahet në mes të shtatorit në Nju Jork, në të cilat do të marrin pjesë kryeministrit serb, Aleksandar Vucic dhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.



