Mustafa flet për koalicionin e mundshëm me Vetëvendosjen

Mustafa flet për koalicionin e mundshëm me Vetëvendosjen

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nuk ka mbyllur mundësinë e bashkëpunimit me Vetëvendosjen.

Në një konferencë për media, ku edhe prezantoi aderimin e Lumir Abdixhikut në LDK, Mustafa tha se ata tani janë duke i zhvilluar punët brenda koalicioneve që kanë arritur, mirëpo procesi për Vetëvendosjen mbetet i hapur që të mund të diskutojnë për të.

“Ne sot e kemi këshillin e përgjithshëm ku do të diskutojmë pjesën e emrave të LDK-së për deputetë dhe do të vendosim për emrat e njerëzve tonë, pasi do t’i trajtojmë gjerë e gjatë. Presim të kemi propozime edhe nga anëtarët e tjerë të koalicionit. Pastaj, procesi mbetet i hapura që të mund të diskutojmë me Vetëvendosjen. Mirëpo tani për tani i kemi këto koalicione që i kemi prezantuar dhe do të punojmë brenda këtyre koalicioneve”, tha Mustafa.

Shpërndaje në: