Mustafa nuk po e procedon Demarkacionin në Kuvend për shkak të deputetëve të LDK!
Kjo pasi që sipas deputetit Deda, mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme para asaj kohe nuk do të kontribuonte në zgjedhjen e disa prej çështjeve që janë më me rëndësi për vendin, siç është, krijimi i ushtrisë, demarkimi i kufitit me Malin e Zi e të tjera.
Ky deputet i pavarur gjatë një interviste për “Gazeta Blic” ka folur edhe rreth iniciativës së Presidentit Hashim Thaçi, për formimin e ushtrisë ku ka vlerësuar se nisma e Thaçit ka qenë jo e drejtë dhe se i ka sjellur dëme vendit.
Deda, po ashtu ka treguar se çfarë po ndodh aktualisht me çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave Serbe.
Përveç kësaj ky deputet ka treguar edhe arsyen kryesore për të cilën Kryeministri Isa Mustafa, nuk e ka proceduar deri më tani Demarkacionin në Kuvend.
Intervistën e plotë mund ta lexoni më poshtë:
Gazeta Blic: z. Deda, po flitet se zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të mbahen në qershor, kur mendoni ju që do të ndodhin ato?
Deda: Prej shtatorit të vitit 2016, ne dëgjojmë që zgjedhjet janë, ja në shtator, ja në tetor, ja në janar apo edhe në shkurt. Mendoj që kjo është një lloj tentimi i PDK-së që të largojë vëmendjen e opinonit; 1. Nga kriza ekonomike, 2. Nga mos aftësia e Qeverisë që të zgjidh problemin e Demarkacionit, problemin e Asociacionit dhe avanturën politike të z. Thaçi me ushtrinë dhe që të krijohet një lloj pasqyre e jostabilitetit të përgjithshëm që patjetër të shkohet në zgjedhje në Qershor. Mendoj që kjo nuk është zgjidhje. Sepse zgjedhjet në qershor nuk do ta zgjidhin as Demarkacionin as ushtrinë as bashkësinë e komunave Serbe. Ne edhe ashtu kemi zgjedhje lokale në vjeshtë ndoshta më së miri kishte me qenë që të mbahen të dyja së bashku, por realisht rendi e dëshironë që të gjitha partitë politike të mirren vesh edhe për datë të zgjedhjeve.
GazetaBlic: Ka raportime të mediave që brenda pak ditësh mund të kërkohet mocion i vetëbesimit të Qeverisë. A do ta votoni këtë mocion?
Deda: Raportimin për këtë skenar e keni bërë ju, Gazeta Blic kjo duket si skenari i njëjtë si në vitin 2010 kur ka qenë së bashku PDK-ja me LDK-në në qeveri dhe nëpërmjet marrëveshjes me PDK-në dhe një partie opozitare atëherë është rrëzuar qeveria. Besomni që në lojërat e pushtetit nuk do të marrë pjesë fare.
Gazeta Blic: Pra nuk do ta votoni?
Deda: Jo, unë do të jem në sallë në qoftë se është e vërtetë edhe njëherë sepse kjo mund të jetë spekulim, dhe ashtu mendoj që është për shkak të arsyeve të cilat i ceka më lartë, por këto lojëra politike duhet të demaskohen.
Gazeta Blic: Çfarë po ndodh me Demarkacionin dhe Asociacioni?
Deda: Demarkacioni e tregon paaftësinë e Qeverisë që të mirret vesh me opozitën që të zgjidhet ky problem, kaluan 22 muaj që ne mirremi me Demarkacion, deri më tash kemi mundur ta zgjidhim këtë çështje shumë e shumë herë, në mënyrë që të fitonim të drejtën për të lëvizur lirshëm në shtetet e shengenit, por faktikisht Demarkacioni tregon bankortin politik të udhëheqësisë politike të Kosovës e cila është paaftë që të ndërtojë konsensus nacional për zgjidhje të problemeve. Njëjtë kemi të bëjmë edhe me bashkësinë e Komunave Serbe, ku megjithatë kohëve të fundit po e dëgjojmë kryetarin e Kosovës z. Thaçi i cili thotë se Asociacioni duhet të votohet në Kuvend, e kjo është e pavërtetë sepse Asociacioni nuk duhet të votohet në Kuvend. Korniza se si do të duket Asociacioni është venë prej Gjykatës Kushtetuese por edhe për Asociacion edhe për draftimin e statusit të tij duhet konsensus nacional, tash kjo qeveri ose duhet të ndërtojë këtë konsensus nacional ose të vazhdojë kësaj rruge, por zgjedhjet e ardhshme parlamentare po kthehen por duhet të jenë produkt i marrëveshjes së partive politike në Kosovë të përfaqësuara në Kuvend.
Gazeta Blic: Pra ju po thuani që Qeveria aktuale nuk ka qenë e gatshme që të ju jap zgjidhje këtyre çështjeve..
Deda: Po, sepse edhe për ta është në interes që e gjithë skena politike të mirret me Demarkacion e Asociacion që të mos dalin në fokus problemet reale të Kosovës. Në sondazh del që një përqindje e vogël e qytetarëve të Kosovës brengosen për Demarkacion e Asociacion e më së shumti çka i brengosë njerëzit është papunësia dhe korrupsioni. E me qenë se Qeveria nuk po ka zgjidhje për papunësi dhe luftim të korrupsionit, një Kosovë e terë që dy vite gati duke u marrë me një temë.
Gazeta Blic: E përmende konsensusin si një mundësi që do t’i zgjidhte këto probleme, a mund të arrihet një gjë e tillë dhe si?
Deda: Po, konsensusi gjithëmonë mund të arrihet kur ka vullnet që të mbrrihet ky konsensus. Ajo çka ne kemi pa ,është këmbëngulësia e Kryeministrit Mustafa që të jetë peng i nënshkrimeve të z. Thaçi për Demarkacion, dmth të gjithë e dimë që një pjesë e vijës kufitare nuk është e bërë mirë, që komisioni shtetërorë nuk e ka kryrë punën e vetë në mënyrë profesionale, dhe deri në vitin e kaluar ka qenë një gatishmëri e Malit të Zi që të bëhet një rishikimi i kësaj marrëveshje, po të ishte marrë vesh Kosova për rrugëtim përpara. Të ju them të drejtën Demarkaioni nuk sillet në Kuvend, për shkak se gjysma e deputetëve të LDK-së janë kundër Demarkacionit, jo për shkak të opozitës sepse ne jemi vetëm 31 anëtarë në Kuvend, 89 deputetë janë që i përkasin shumicës, por për shkak të deputetëve të LDK-së që e kundërshtojnë këtë marrëveshje, ky Demarkacion nuk kalon e tash Kryeministri Mustafa nuk po mund ta ndërtojë konsensusin as brenda LDK-së e ndoshta këtu shihet edhe paaftësia e tij që të mënaxhoj situata ku kërkohet konsensu.
Gazeta Blic: Si e komentoni tërheqjen e Presidentit Hashim Thaçi nga inciativa për krijimin e ushtrisë?
Deda: Pse duhet të habitemi në fakt për mos-mbajtje të premtive të z.Thaçi, nuk është hera e parë që ai tërhiqet nga pozicioni i tij, këtë e kemi parë shumë shpesh në këto vitet e fundit. Ne të gjithë e kemi ditë se si do ta bëjmë ushtrinë dhe ne të gjithë jemi për ta bërë atë, këtu nuk ka kundërshtime, por edhe rrugëtimi për krijimin e ushtrisë kërkon konsensus partiak, që së bashku të jemi në rrugëtim dhe të mirremi vesh për krijimin e ushtrisë së Kosoës. z. Thaçi me inciativën e tij individuale e ka dëmtuar çështjen e krijimit të ushtrisë dhe tash na duhet tre fish më shumë punë se sa që kishim bërë nëse ai nuk do ta kishte marrë këtë inciativë individuale. Sepse të gjitha partite, përfshirë edhe ato në Qeveri dhe ato opozitare e kemi ditur rrugëtimin se si do të formohej ushtria deri në fund të vitit 2017 por atë rrugëtim e prishi z.Thaç, tani po mundohet të zbrapset e të kthehet mbrapa, por nuk do të jetë ai i cili do ta krijojë ushtrinë, sepse e ka dëmtuar kredibilitetit e kauzës me veprime e tij të një anshme.
Gazeta Blic: A duhet të jap dorëheqje Thaçi pas kësaj që ndodhi?
Deda: Ai duhet të përgjigjet për atë, dmth të gjithë po presim përgjigjen e tij, a do të jep dorëheqje apo jo.Gazeta Blic: Si do duhej të veproj z. Thaçi?Deda: Po unë mendoj që ai as nuk është dashur që të bëhet President i Kosovës, këtë e kam thënë edhe në Kuvend në vitin e kaluar, ai është aty ku është dhe ta shohim..



