Mustafa: Me prezencën e grave në parti, LDK është demokratike

Mustafa: Me prezencën e grave në parti, LDK është demokratike

Në fillim të kësaj ceremonie, në pjesën e parë,  Doruntinë Maloku ka prezantuar një historik të grave të LDK-së, transmeton Klan Kosova.

Për disa nga pjesëmarrëset janë shpërndarë edhe çmime si anëtare nderi të LDK-së. I pranishëm ishte edhe kryeministri Isa Mustafa i cili e cilësoi si shumë të rëndësishme pjesëmarrjen e grave në parti.

Sipas tij LDK-ja është parti demokratike, dhe kjo e dëshmon vet prezenca e shumë femrave në këtë parti.

Pjesëmarrëse ishin rreth 500 mysafirë , 350 prej tyre ishin delegatë . Pjesëmarrës kishte edhe nga Ulqini , Shqipëria , e Maqedonia . Ndërsa pjesën e dytë të takimit do të filloj zgjedhja e kryetareve të forumit të degëve e cila është e mbyllur për media.

Shpërndaje në: