Mustafa tregon se pse nuk shkoi në shtëpinë e Ramiz Kelmendit

Mustafa tregon se pse nuk shkoi në shtëpinë e Ramiz Kelmendit

Kryeministri Isa Mustafa ka treguar, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, se pse nuk ka shkuar në takimin e thirrur nga deputeti i pavarur Ramiz Kelmendi në Rugovë.

Ai tha se arsyeja e mos-shkuarjes është se liderët opozitarë nuk po merrnin pjesë, transmeton Koha.net.

Për këtë ai thotë se është një argument i qartë që opozita nuk ka gatishmëri të ballafaqohet me fakte.

“Të dashur miq,

Sot isha duke u nisur për Rugovë, në takim në shtëpinë e z. Ramiz Kelmendi, niseshim së bashku me Kryetarin e Kuvendit z. Veseli, por nga z. Kelmendi u informuam se nuk po vijnë liderët e opozitës.

Ky është edhe një argument i qartë se opozita nuk ka gatishmëri të ballafaqohet me faktet dhe me vullnetin politik për zgjidhje. Falënderoj z. Kelmendi për shprehjen e mikpritjes”, ka shkruar Mustafa.

Shpërndaje në: