Mustafi, çelësi i suksesit të Arsenalit

Mustafi, çelësi i suksesit të Arsenalit

‘Topqinjtë’ në këtë sezon kanë vetëm tre humbje, kundër Liverpoolit në ndeshjen hapëse të sezonit dhe dy humbje radhazi në muajin dhjetor, kundër Manchester City dhe Evertonit.

Gjithsesi, mbrojtësi i kombëtares gjermane nuk kishte debutuar për Arsenalin deri në fitoren 2 me 1 ndaj Southamptonit në shtator dhe poashtu kishte munguar në të dy humbjet e dhjetorit, transmeton Periskopi.com.

shkodran mustafi

Shkodran Mustafi një nga pikat kyçe të Arsene Wenger në këtë sezon

 

Bashkëlojtari i tij, mbrojtësi Kieran Gibbs poashtu nuk ka përjetuar humbjen në 14 ndeshje por rekordi tij qëndron për sezonin kaluar, pasi që në këtë sezon ka luajtur vetëm 205 minuta për londinezët.

Por, nuk janë vetëm Mustafi dhe Gibbs që kanë këtë rekord, pasi dhe lojtarët e Manchester United si David de Gea, Paul Pogba dhe Marcos Rojo kanë rekord prej 12 ndeshjeve pa humbur në serinë e ndeshjeve që ‘djajët e kuq’ e kanë momentalisht.

Phil Jones dhe Matteo Darmian poashtu nuk kanë shijuar humbjen në 12 ndeshje.

Mesfushori brazilian i Liverpool, Philipe Coutinho, ishte i lënduar para se ‘të kuqt’ u mposhtën nga Bournemouth në dhjetor me rezultat 4 me 3 dhe është gjithashtu është i pa mposhtur në 12 paraqijte në Premier Ligë.

shkodran-mustafi-laurent-koscielny-diego-costa

Mustafi dhe Koscienly konsiderohen si dyshja më e mirë e Premier Ligës

 

24-vjeçari deri më tani ka bërë 15 paraqitje për ‘topqinjtë’.

Se a do ta vazhdojë Mustafi të mbajë këtë rekord dhe të ndihmojë djelmoshat e Arsene Wenger të ngushtojë epësinë e lidereve Chelsea dhe rivalëve local Tottenham? Mbetet të shihet… /Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: