Mustafi dhuron një fanellë për fansat e tij (Foto)

Mustafi dhuron një fanellë për fansat e tij (Foto)

Mbrojtësi shqiptar, që luan tek Arsenali dhe tek kombëtarja gjermane, Shkodran Mustafi, do t’i bëjë dhuratë një tifozi të tij një fanellë me nënshkrimet e bashkëlojtarëve.

Mustafi e ka publikuar në Facebook një foto me fanellën e tij me numrin 20.

Ish anëtari i Valencias në këtë fanellë ka marrë nënshkrimet e të gjithë bashkëlojtarëve, ndërsa fanella do të jetë dhuratë, përcjell Telegrafi.

Ai ka falënderuar të gjithë për urimet e ditëlindjes.

Mustafi në sezonin e tij të parë ka treguar paraqitje të mira me fanellën e Arsenalit.

Shpërndaje në: