Mustafi kërcënon Chelsean para derbit

Mustafi kërcënon Chelsean para derbit

Të kaltërit e Londrës janë lider në Premier Ligë me 56 pikë, ndërsa ‘topçinjtë’ do të kërkojnë fitoren për t’u rikthyer sërish në garën për titullin e Premier Ligës.

Mustafi beson se përballja e sotme do të jetë ndeshje e madhe, por skuadra nga veriu i Londrës do të kërkojë rezultat pozitiv.

“Ne duhet të rikthehemi, është një ndeshje e madhe ndaj Chelseat, por do të provojmë të jemi aty që nga minuta e parë deri tek e fundit. Duhet të jemi vërtet të fokusuar që nga fillimi sepse ata kanë një ekip shumë të mirë, kanë bërë paraqitje të mira, dhe kanë plan e identitet se si duan të luajnë. Do të jetë vështirë, por është një mundësi për t’i bërë gjërat për së mbari”, është shprehur Mustafi.

Derbi Chelsea-Arsenal zhvillohet sot me fillim nga ora 13:30. /Periskopi.com

Shpërndaje në: