Mustafi krahason La Ligën me Premier Ligën
Mustafi deri në verën e fundit ishte në futbollin spanjoll me Valencia, por që nga gushti i këtij viti është transferuar në futbollin anglez përkatësisht në Arsenal.
Ai ka bërë dallimin midis klubeve spanjolle dhe angleze.
“La Liga i ka dy futbollistët më të mirë në botë, Messin e Ronaldon. Në Spanjë, futbolli është më taktik për dallim nga Premier Liga ku futbolli ka intensitet tejet të madh. Skuadrat në Premier Ligë janë më të balancuara se sa në La Ligë” ka thënë Mustafi.
Mustafi është bërë një titullar i pa diskutueshëm në formacionin e Arsen Wenger. /Periskopi.com



