Mustafi kujton me mall Podolskin: Fitore e madhe e fundit e tij

Mustafi kujton me mall Podolskin: Fitore e madhe e fundit e tij

Gjermania me rezultat minimal mposhti Anglinë në miqësoren e zhvilluar të sonte (e mërkurë) mbrëma.

Golin e vetëm në këtë takim e raelizoi Podolski, për të cilin ishte ndeshja e fundit në fanellën e kombëtares gjermane.

Dhe, Mustafi u tregua i ngazëllyer me fitoren dhe faktin se Podolski u përshëndet në mënyrën më të mirë nga kombëtarja.

“Fitore e mirë, dhe më e rëndësishmja është një fitore e fundit e madhe për Podolskin. Shoku im do të na mungosh në kombëtare”, u shpreh Mustafi në postimin e tij në Facebook.

Mustafi ishte në bankën rezervë në këtë takim.

Shpërndaje në: