Mustafi mund t’ia sjellë titullin kampion Arsenalit

Mustafi mund t’ia sjellë titullin kampion Arsenalit

24-vjeçari kaloi te londinezët në verën e fundit nga Valencia, ndërsa ka shkëlqyer edhe te skuadra e tij e re.

Madje, ai bashkë me mbrojtësin tjetër të Arsenalit, Laurent Koscielny, kanë formuar një partneritet të jashtëzakonshëm në mbrojtje.

Graham beson se Mustafi është lojtari i cili i është dashur ’topçinjve’ prej kohësh dhe ai mund të jetë çelësi që kjo skuadër të shpallet kampion i Premier Ligës në këtë sezon.

“Ka kohë që Arsenali ka pasur nevojë për një mbrojtës të fortë, si mentalisht ashtu edhe fizikisht”, deklaroi Graham.

“Ndonëse është herët për të folur, unë mendoj se ata tashmë e kanë gjetur atë. Më pëlqen shumë sesi e menaxhon lojën në mbrojtje Mustafi, pasi që është një lojtar tipik gjerman. Ai e ka ndalur Diego Costan për 90 minuta dhe nuk e lënë që të krijojë asnjë rast për gol”.

“Besoj se me lojtar të tillë si Shkodrani, Arsenali mund t’ia dal ta fitojë edhe titullin e kampionit”, përfundoi ai. /Periskopi.com

Shpërndaje në: