Mustafi: Neville ka karakter dhe mund të bëhët trajner i madh
Mustafi mendon se Neville kishte ide të qarta se si dëshironte Valencia të luaj.
Gary Neville u emërua si trajner i Valencias në vitin 2015 pas shkarkimit të portugezit Nuno Espirito Santo. Neville udhëheqi skuadrën spanjolle në 16 ndeshje ku kishte arritur vetëm tre fitore.
“Unë e kam respektuar shumë si lojtar- ai ishte fenomenal”, ka thënë Mustafi për DailyMail.

Shkodran Mustafi dhe Gary Neville
“Si trajner ai kishte ide të qarta, por në atë kohë ishte vështirë për çdo trajner, jo vetëm për Neville. Unë tentoja të flisja me të sa më shumë, që të mësojë nga ai, pasi ai kishte qenë një super mbrojtës por dhe ai dëshironte të mësonte nga ne. Nuk e di nëse do të rikthehet si trajner por ai mund pasi ai ka karakter dhe mund të jetë trajner i sukseshëm”, ka përfunduar mbrojtësi shqipatar që luan tashmë në Arsenal. /Periskopi/



