Mustafi tregon atë që iu tha Wenger pas pjesës së parë
Arsenali dhe City kanë barazuar 2:2 në derbin e javës në Premierligë.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje i takoi Manchester Cityt, me rezultat 2:1, ndërsa Arsenali golin e barazimit e arriti në pjesën e dytë, me golin e Shkodran Mustafit, transmeton lajmi.net.
“Ai nuk kishte për të thënë shumë. Ne folëm për gjërat që duhej t’i përmirësonim, disa detaje që nuk shkruan edhe aq mirë në pjesën e parë”, ka deklaruar Mustafi për faqen zyrtare të klubit.



