Mustafi tregon se kush e bindi të transferohej te Arsenali
Mbrojtësi shqiptar kaloi nga Valencia te ‘Topçinjtë’ për një shifër afër 40 milionë euro.
Dhe, ai ka zbuluar personin që ndikoi që ai të zgjedhte kalimin në Londër.
“Ndonjëherë ju nuk e njihni se sa i mirë është një trajner nëse nuk stërvistni ditë për ditë me të”, deklaroi Mustafi.
“Duke e ditur se Arsene Wenger ishte për një kohë të gjatë te Arsenali, unë e dija se ai ka ndërtuar një strukturë të mirë këtu”.
“Kur luaja për Valencian dhe Sampdorian, çdo 12 muaj kisha një trajner të ri dhe kjo është e vështirë, sepse çdoherë kishte ide të ndryshme dhe lloje të ndryshme futbolli”, përfundoi 24-vjeçari. /Periskopi.com



