Mustafi tregon sekretin e festës pas finales së Kupës së Botës (Foto)
Pikërisht pas lëndimit të yllit të Dortmundit në vitin 2014, shqiptari u grumbullua nga Gjermania në Kampionatin Botëror.
Në kompeticionin e zhvilluar në Brazil, Gjermania u shpall kampione bote dhe pikërisht ai ishte momenti më i ndritur në karrierën e Mustafit, përcjellë “lajmi.net”.
Gjatë festës së trofeut, Mustafi u shfaq me fanellën e Reus, për ta falënderuar atë. “Marco u lëndua dhe vetëm falë tij mora ftesën në Botëror.
Unë nuk do ta harrojë kurrë atë. Ai e meritoi të ishte në Brazil sepse është një lojtar i jashtëzakonshëm.
Për këtë arsye, mora fanellën e tij gjatë festës”, deklaroi Mustafi. Gjermania mundi Argjentinën në finalen e madhe 1:0, me golin e Mario Gotzes.




