Mysafirët deklasojnë vendasit
Drenica ka regjistruar fitore prej 3-0 kundër Flamurtarit në ndeshjen e xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll, në sfidën që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 21-të me golin e Taulant Dajakut, i cili i kaloi mysafirët në epërsi.

Shumë shpejt, skuadra vizitore e dyfishoi epërsinë, ndërsa golashënues ishte Kreshnik Uka (26′).
Me të filluar pjesa e dytë (46′), Drenica e ngriti akoma më shumë avantazhin me golin e tretë të realizuar nga Diar Mustafa.
Kjo është fitorja e katërt e Drenicës në dhjetë ndeshjet e para në Superligë, ndërsa numëron edhe tri fitore dhe tri humbje, gjegjësisht 15 pikë të arkëtuara.
Ndërkaq, për Flamurtarin kjo është humbja e dytë këtë sezon dhe mbetet në kuotën e 16 pikëve, me katër fitore dhe katër barazime.

Trepça ’89 ka shënuar fitore si mysafir i Lirisë me rezultat 4-0, duke e vazhduar ecurinë pozitive pa humbje në shtatë ndeshje.
Minatorët shënuan dy herë në pjesën e dytë për ta marr fitoren e katërt në kampionat.
Ylber Maloku dhe Arb Manaj provuan të parët që të shënojë në minutat 5 dhe 10-të, por pa sukses.
Liria u kundërpërgjigj me rastet e Fatih Karahodës dhe Qëndrim Gashit, por as prizrenasit nuk shënuan.
Pjesa e parë u mbyll pa gola.
Më të filluar pjesa e dytë, Martin Mircevski përfiton nga një top afër zonës dhe me qetësi e dërgon topin në rrjetë për 1-0.
Mitrovicasit nuk u ndalën me kaq.
Muja shënoi për 2-0 në minutën e 87-të pas një kundërsulmi.
Rusi dhe Gava shënuan në kohën shtesë për ta mbyllur takimin me rezultat 4-0.
89-shi ka arritur në kuotën e 14 pikëve, ndërsa Liria me nëntë pikë mbetet në pozitën e 11-të.



