N`15:00 Kurti takohet me Ramën në Qeveri

N`15:00 Kurti takohet me Ramën në Qeveri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot e pret me ceremoni zyrtare Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kjo ngjarje do të nis në orën 15:00.

Kjo vizitë zyrtare e Ramës vjen një ditë para Ditës së Pavarësisë.

Njoftimi:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpret me ceremoni zyrtare Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

KOHA: 15:00

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë/Oborri i Qeverisë

SHËNIM: Mediet e akredituara mund të ndjekin ceremoninë zyrtare dhe të marrin pamje në oborrin e Qeverisë. Ekipet e medieve të interesuara të ndjekin ceremoninë duhet të jenë të vendosura në vendin e përcaktuar më së voni në orën 14:30.

Paraprakisht duhet të kenë kaluar përmes hyrjes së ndërtesës së Qeverisë, duke iu nënshtruar procedurave të kontrollit të sigurisë.

Shpërndaje në: