“Na vodhën para syve të botës” – Vidal shpërthen pas eliminimit ndaj Real Madrid
Mesfushori i Bayernit, Arturo Vidal u ndëshkua mbrëmë me karton të kuq 6 minuta nga fundi i ndeshjes, për shkak të një ndërhyrje që u gjykua me kartonin e dytë të verdhë nga Kassai.
Në fakt kiliani nuk shkaktoi faull ndaj lojtarit të Realit dhe kjo e ka nervozuar shumë pas sfidës, kur ka shpërthyer ndaj hungarezit.
“Ishte një vjedhje e madhe. Dy gola pozicion jashtë loje, unë u përjashtova me karton të kuq në mënyrë të gabuar. Nuk e kuptoj se çfarë grabitjeje më të madhe mund të ketë në Champions. Ndeshja ishte me rezultatin 1-2 dhe, në fakt, kishim frikë, sepse arbitri e kishte filluar shfaqjen e tij.
Gjykimi i Kassait ishte shumë, shumë i shëmtuar. Jemi shumë të trishtuar e të zemëruar. Në një ndeshje me intensitet të tillë, rezultati nuk mund të kalojë nga arbitri. Kassai na eliminoi nga Champions-i, bëri një arbitrim të turpshëm”, ka thënë Vidal pas ndeshjes.



