Naby Keita i bashkohet Liverpoolit, pritet të startojë në ndeshjet para-sezonale
Naby Ketia ka arritur në Liverpool të premten në mbrëmje ku i është bashkuar ekipit të tij të ri.
Transferimi i tij nga klubi gjerman Leipzig ka kushtuar 53 milionë funta.
Reprezantuesi i Guineas do t’i bashkohet ekipit të Jurgen Klopp në ndeshjet para-sezonale.
Paraqitja e tij e parë për të kuqtë nga Anfield mund të jetë në ndeshjen kundër Chesterit që do të zhvillohet më 7 korrik.
Finalisti i Ligës së Kampionëve do të ndeshet me nëntë skuadra para se të nis sezonin e premierligës angleze, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Keita do t’i bashkohet transferit të ri Fabinhos, i cili klubit anglez i kushtoi 44 milionë funta.
Por Liverpooli është duke shikuar të tentojë prapë të transferojë yllin francez Nabil Fekir pas një dështimi në herën e parë./Periskopi/







