Nagavci: Emërimi i anëtarit të KQZ’së i takon VV’së, e presim nga Haxhiu

Nagavci: Emërimi i anëtarit të KQZ’së i takon VV’së, e presim nga Haxhiu

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci është deklaruar lidhur me emërimin e anëtarit të tretë të KQZ’së ku thotë se i takon Vetëvendosjes

Nagavci është shprehur këtë gjë e presin edhe nga U.D. së presidentes Albulena Haxhiu që ta emëroj sa më parë.

“Besojmë se emërimi i anëtarit të paemëruar tashmë në KQZ nga presidentja Vjosa Osmani është e drejtë dhe i takon Vetëvendosjes bazuar në legjislacion dhe bazuar në rezultatin zgjedhor dhe forcat proporcionale të partive në Kuvend. Përbërja e KQZ-së përfaqëson vullnetin e qytetarëve dhe presim që u.d presidentja zonja Haxhiu sa më parë të emërojë anëtarin tjetër të KQZ-së që duhet të jetë propozimi i VV-së. Dhe shpresoj që Haxhiu ta bëjë këtë sepse përndryshe si Lëvizje duhet ta adresojmë edhe këtë.”, tha ajo

Ndërkaq PDK sot i ka dërguar letër Haxhiut për emërimin e anëtarit të KQZ’së, shkruan gazeta Metro.

Shpërndaje në: