Nagavci: Znj. Osmani t’i thotë me emër e mbiemër kush janë njerëzit e rrezikshëm
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagvci, e ka ftuar presidenten Vjosa Osmani që të thotë me emër e me mbiemër kush janë njerëzit e rrezikshëm dhe kush janë personat e përgjegjshëm për moszgjedhjen e presidentit.
“Zonja Osmani, e cila aktualisht vazhdon të jetë presidente, ka obligim institucional, kushtetues, personal, të tregojë me emra dhe mbiemra kush janë këta emra të papërgjegjshëm dhe, mbi të gjitha, nëse janë njerëz të rrezikshëm, jo vetëm, sepse duhet ta bëjë të qartë për qytetarët, por edhe është mirë të tregojë nëse ka qenë në njohuri të këtyre planeve çfarë ka ndërmarrë ajo si presidente që t’i pengojë këto plane të rrezikshme. Është obligim i saj dhe është për keqardhje të dëgjohen këto deklarata”, tha ajo.
Në mëngjesin e sotëm, presidentja Vjosa Osmani e ka quajtur papërgjegjësi që Kuvendi nuk ka arritur ta zgjedhë presidentin e ri, derisa ka thënë se situatën e sollën njerëz “me qëllime të rrezikshme”.



