Nagavcit të VV-së nuk i pëlqen të flas për Osmanin: E ka përfunduar mandatin, tash e kemi zonjën Haxhiu
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, nuk i pëlqen të flas për ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo nuk ka dashur ta komenton rolin e saj si presidente.
Në një prononcim për Ekonomia Online, Nagavci ka thënë se Osmani tashmë e ka përfunduar mandatin.
“Mendoj që qeveria e Republikës së Kosovës ka pasë një bashkëpunim korrekt institucional me presidenten në raport të kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive që i kemi pasë të dy palët. Në këtë linjë, tashmë ka përfunduar mandati i zonjës Osmani si presidente, kemi zonjën Albulena Haxhiu, ushtruese të detyrës së presidentes dhe në këtë fazë konsideroj që është tepër e rëndësishme që të vazhdojmë me punë, ndërkohë që si kuvend të gjejmë zgjidhjen për presidentin, presidenten e re të Republikës së Kosovës, ndërkohë që për analiza të detajuara mendoj që do të kemi kohë tutje të flasim”, është shprehur Nagavci.



