Nagelsmann zbulon arsyen kryesore pse refuzoi ofertën për t’u bërë trajner i Real Madridit
Julen Lopetegui zëvendësoi Zinedine Zidane te Real Madridi, por edhe Nagelsmann kishte ofertë për ta marr drejtimin e gjigantit spanjoll
Trajneri 31-vjeçar ishte në listën e Florentino Perezit pasi Zidane kishte dhënë dorëheqje nga ‘Los Blancos’, transmeton Periskopi.
Julian Nagelsmann e pranon që ka menduar për ofertën e Realit, por në fund i ka thënë ‘JO’ pasi besonte që nuk ishte koha e duhur për të lëvizur jashtë vendit me familjen e tij.
“Nuk është se nuk e mendova gjatë ofertën. Kush do t’ia mbyllte telefonin Real Madridit?” ka thënë trajneri i Hoffenheimit.
“Nuk ka asgjë më të madhe se Real Madrid”.
“Unë jam vetëm 30 vjeç. Nëse karriera ime e stërvitjes evoluon në mënyrë të arsyeshme, mund të kem një mundësi tjetër që të marrë përgjegjësinë në një klub në atë kampionat”
“Përsa i përket familjes sime, nuk ishte koha e duhur për të lëvizur jashtë vendit tim,”. /Periskopi/



