Naim Abazi tregon një sekret
Këngëtari Naim Abazi në çdo intervistë ka treguar se sa shumë e do gruan e tij Mihrije Braha.
E sigurisht që në kuadër të intervistës “Kuqezi” për Sovrani.info, përkatësisht në pyetjen se kush është shqiptarja më e bukur nuk do ishte e arsyeshme ndonjë përgjigje tjetër. Ai ka thënë se shqiptarja më e bukur është Mihrije Braha.
Rikujtojmë që Naim Abazi ka disa kohë që nuk ka lansuar ndonjë projekt muzikor por është shumë i kërkuar në mbrëmje muzikore.



