Nantes me vendim të madh pas vdekjes së Sala
Trupi i pajetë i gjetur para dy ditësh i përkiste Emiliano Sala. Ky lajm u konfirmua dje mbrëma.
Ky lajm ka shokuar të gjithë botën e futbollit, e cila që nga dita e sotme do të jetë në zi.
Nantes ka publikuar një noftim dhe ka marrë një vendim të madh, duke e pensionuar numrin 9, numër që i përkiste tashmë të ndjerit Sala – raporton Periskopi.

”Nuk mund të gjejë fjalë për të përshkruar. Është një tragjedi”, tha fillimisht presidenti i klubit francez, Waldermar Kita.
”Emiliano la shenja dhe për këtë dua ta nderoj atë duke e pensionuar fanellën me numrin 9”.
”Për shkak se Emiliano Sala gjithmonë do të jetë pjesë e legjendës që shkroi historinë e Nantes FC, numri 9 të cilin ai e barti, do të pensionohet”, shkroi ekipi i Nantes në rrjetet sociale. /Periskopi/



