Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë
Napoli dhe Bologna do të përballen sonte në finalen e Superkupës së Italisë.
Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “King Saud University” në Arabinë Saudite.
Napoli kaloi në finale, pasi në gjysmëfinale triumfoi 2:0 ndaj Milanit.
Në anën tjetër, Bologna e eliminoi në gjysmëfinale Interin vetëm pas ekzekutimit të penalltive.
Finalja sonte nis nga ora 20:00.



