Napoli ia bën bajat Cagliarit, ‘pesë copa nkajmak’

Napoli ia bën bajat Cagliarit, ‘pesë copa nkajmak’

​Napoli e ka shkatërruar Cagliarin, duke e mposhtur 5-0 në “Sardegna Arena”, për ta vazhduar ëndrrën drejt titullit të Serie A.

Napoli ka vazhduar me serinë fantastike në Serie A. Në xhiron e 26. Të besuarit e Maurizio Sarrit morën pikët e plota në udhëtim te Cagliari, duke triumfuar 5-0.

Jose Maria Callejon (29’), Dries Mertens (42’), Marek Hamsik (61’), Lorenzo Insigne (73’) dhe Mario Rui (90′) shënuan për fitoren e pastër të mysafirëve.

Napoli tani ka grumbulluar 69 pikë, katër më shumë se Juventusi, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, atë kundër Atalantas, e cila u shty për shkak të reshjeve të shumta të borës.

 

Shpërndaje në: