Napoli – Liverpool, formacionet katastrofale në përballjen e fundit mes tyre
Napoli dhe Liverpool sonte do të takohen në xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve.
Ekipi i Ancelottit në ndeshjen e parë barazoi pa gola ndaj Crvena Zvezdes, kurse ‘Të Kuqtë’ mposhtën PSG me rezultat të ngushtë 3:2.
Por kur ishte ndeshja e fundit zyrtare mes këtyre ekipeve?
Ajo daton me 4 nëntor 2010, në kuadër të fazës së grupeve të Europa League, përcjell Periskopi.
Befasia e madhe është emrat që kanë luajtur asokohe për Napolin respektivisht Liverpoolin.
E fillojmë me ekipin italian, ku në portë ishte De Sanctis. Vija e fundit përbëhej nga Aronica, P.Cannavaro, Campagnaro e Maggio.
Në mesfushë luante Dossena, Gargano, Pazienza e Hamsik. Dy sulmuesit kryesor ishin ‘vrasës’, Edinson Cavani dhe Ezequiel Lavezzi.

Disa emra të njohur sigurisht, por është Liverpool me lojtarët që ndoshta si keni dëgjuar ndonjëherë.
Ekipi i drejtuar nga Roy Hodgson atë kohë paraqitej me këtë formacion:
Reina;
Johnson, Kyrgiakos, Carragher, Konchesky;
Spearing, Shelvey;
C.Poulsen, R.Meireles, N’Gog;
Jovanovic.

Liverpool ishte në një krizë të thellë, pasi nuk po arrinte të krijonte një ekip stabil, gjë që ndryshon tani në kohën e Klopp, i cili e ka ndryshuar komplet filozofinë e klubit./Periskopi/



