Napoli pa Rrahmanin, fiton bindshëm ndaj Fiorentinës

Napoli pa Rrahmanin, fiton bindshëm ndaj Fiorentinës

Napoli ka fituar bindshëm në transfertë ndaj Fiorentinës në xhiron e tretë të Serie A-së.

Kampioni në fuqi i Italisë, ndonëse në mungesë së Amir Rrahmanit, triumfoi me rezultat, 1:3.

Kevin De Bruyne, 6’ (pen.), Rasmus Hojldund, 14’, dhe Sam Beukema, 51’, ishin golashënuesit për napolitanët.

Golin e vetëm për vendësit e shënoi Luca Ranieri në minutën e 79-të.

Ata tashmë numërojnë tri fitore nga tri xhirot e para duke zënë vendin e parë, me po aq pikë sa Juventusi që zë të dytin.

 

Shpërndaje në: