Napoli po e vërteton që nuk është për titull (Video)
Napoli ka barazuar 1:1 me Sassuolon
Sassuolo e ka ndalur me barazim Napolin dhe ia ka dhënë një ‘shuplakë’ të fortë sa i përket luftës për titullin e Serie A, shkruan Periskopi.
Politano kaloi vendasit në epërsi në minutën e 22-të, ndërsa Napoli barazoi me anë të një autogoli të shënuar nga Rogerio në minutën e 80-të.
Me këtë barazim Napoli vazhdon të jetë në pozitën e dytë me 74 pikë, një më pak se Juve që ka 75 pikë, por më vonë e luan ndeshjen me Milanin. /Periskopi/



