Naser Makolli, ja çka ia shkaktoi vdekjen dëshmitarit në rastin Dehari

Naser Makolli, ja çka ia shkaktoi vdekjen dëshmitarit në rastin Dehari

Vdekja e Naser Makollit, personi i vetëm që pa të vdekur Astrit Deharin dhe dëshmitari kyq në vdekjen e tij në Burgun e Prizrenit, nuk ka vdekur dhunshëm, por nga infarkti akut.

Kështu kanë thënë në Insititutin e Mjekësisë Ligjore.

Liridona Kozmaqi ka konfirmuar për KTV-në se ky është rezultati pas të gjitha analizave të kryera nga insituti.

“Sipas raportit përfundimtar të autopsisë, të dorëzuar në prokurori nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, pas analizimit të të gjitha analizave të kryera nga ky Institut, si përfundim është konstatuar se vdekja e të ndjerit është vdekje jo e dhunshme, e cila ka ardhur si pasojë e infarktit akut të miokardit për shkak të okluzionit të arteries koronare të majtë”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, hetimet për vdekjen e Makollit janë duke vazhduar ende.

Periskopi është munduar të marrë në prononcim Kozmaqin, por komunikimi me të ka qenë i pamundur.

Shpërndaje në: