Nasri: Nuk rikthehem edhe po të ishte menagjer babai im

Nasri: Nuk rikthehem edhe po të ishte menagjer babai im

Forma e mesfushorit francez në këtë sezon është rikthyer me kalimin e tij në futbollin spanjoll përkatësisht në Sevilla.

Raportohet se selektori i kombëtarës së Francës, Deschamps është duke menduar për të ftuar mesfushorin përsëri por Samir Nasri ka  hedhur poshtë çdo mundësi.

“Unë nuk do të rikthehem edhe po të ishtë babai im në detyrë” tha Nasri.

“E kam thënë 100 herë dhe unë jam një njeri i fjalës. Kur unë them diçka nuk shikojë më mbrapa”shtoi francezi.

Nasri dhe Deschamps kanë prishur raportet në verën e kaluar. /Periskopi.com

Shpërndaje në: