Nasri: Pep më tha se duhet të isha lojtar i këtij ekipi
Ylli i ri i Sevillas beson se ai ka një të ardhme nën urdhërat e trajnerit katalunas në Manchester City dhe se i kishte kërkuar të qëndroj para se të vendoste të nënshkruante për Servillan.
Nasri është i huazuar tek Sevilla nga Manchester City.
“Guardiola më tha se ‘me kualitetet që posedojë duhet të isha në Barcelonë dhe jo tek Manchester City” tha Nasri për L’Equipe du Soir.
“Ne kishim disa diskutime, ai dëshironte të qëndroj dhe të luaj për të. Unë i thash ‘jo’ sepse ai nuk më garantonte një vend në ekipin bazë. Unë dëshiroja të luaj”.
Nasri ishte dënuar nga Pep për shkak të mbipeshës para sezonit dhe nuk i besonte më para se të kthente francezin në skuadër.
Nasri shtoi më tutje “ Ai më tha se isha duke gabuar, por unë kam edhe dy vite kontratë me City”
Francezi pranoi se trajneri katalunas ishte rigoroz me të në verë, që të rikthente në formën ideale.
“Kur u ktheva nga pushimet, kisha një vit me lëndime dhe probleme private, isha mbipeshë pak, por jo aq sa thuhej isha vetëm 4 më shumë.
“Për Guardiolën, mbi 2.5 kg dhe ti nuk do të stërvitesh me ekipin.”
Ish lojtari i Arsenalit është duke shkëlqyer në këtë fillim sezoni me skuadrën e Sevillas në La Liga. /Periskopi.com/



