Nasser Al-Khelaifi: Kurrë nuk do ta harroj këtë lojtar, ai ishte transferimi im i parë i madh te PSG (Foto)
Presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaif e ka komentuar largimin e Javier Pastore nga klubi francez
Javier Pastore sot u transferua te Roma nga PSG për shumën prej 20 milionë euro, shkruan Periskopi.

Mesfushori argjentinas ishte blerja e parë e Nasser Al-Khelaif në vitin 2011 kur mori drejtimin e PSG.
“Unë kurrë nuk do ta harroj Javier Pastore. Ai ishte transfeirmi ynë i parë i madh,” ka thënë Al-Khelaifi.
“Ai gjithmonë do të ketë një vend të veçantë në familjen e PSG. Në emër të klubit, unë i uroj atij shumë suksese në rikthimin në Itali,”.
Pastore ishte transferuar nga Palermo te PSG për 42 milionë euro në vitin 2011. /Periskopi/




