Nata e Vinicius, një hakmarrje e dyfishtë: Kësaj radhe i bëri “të qajnë” tifozët e Cityt

Nata e Vinicius, një hakmarrje e dyfishtë: Kësaj radhe i bëri “të qajnë” tifozët e Cityt

Vinicius Junior e ka shfrytëzuar si është më së miri mbrëmë fjalën “hakmarrje”, por me vepra.

Ylli brazilian i realizoi dy gola në fitoren e Real Madridit me rezultat 2:1 në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, ndonëse i kishte edhe disa raste të mira shënimi.

Megjithatë, këtë herë pak rëndësi ka kjo. Sepse më shumë sesa një paraqitje, ishte një çlirim: Vinícius i mori dy hakmarrje në një natë.

E para ishte kundër Gianluigi Donnarumma, i cili gjashtë ditë më parë ia kishte pritur një penallti: këtë herë nga pika e bardhë ai nuk u shqetësua, e hapi ndeshjen dhe, në fakt, duke e ngrirë përfundimisht kualifikimin.

E dyta, edhe më simbolike, ishte kundër publikut të “Etihad Stadium”.

Një vit më parë stadiumi ia kishte rezervuar një koreografi provokuese: një imazh i Rodri me Topin e Artë dhe mbishkrimin “Stop crying in your heart out”, citim nga kantautori britanik Oasis, një thumb i drejtpërdrejtë ndaj Vinícius dhe Real Madrid, që nuk e kishin kapërdirë aspak dhënien e çmimit për mesfushorin spanjoll.

Këtë herë, pas golit, braziliani u përgjigj në mënyrën e tij: me një gjest të si duke qarë drejt tribunave dhe me një shikim të fiksuar, ia bëri me dije publikut se kësaj here nuk është ai që do t’i dalin lotët, por që ishin tifozët në këtë gjendje.

City u përpoq të reagonte, por mes inferioritetit numerik dhe peshës së 3-0 të takimit të parë, përmbysja mbeti një iluzion.

Reali godet dhe kalon sërish. Dhe Vinícius, mes gabimeve e shkëndijave, e merr skenën: nata ishte plotësisht e tij.

Shpërndaje në: