NBA, fitojnë Lakers dhe Houston

NBA, fitojnë Lakers dhe Houston

Kjo ishte fitorja e 2-të në sfidat parasezonale për La Lakers. Fantastik D’Angelo Rusell për kalfiornianët. Zgjedhja e dytë e draftit të vitit 2015 u paraqit në mënyrë të shkëlqyer duke koleksionuar në total 33 pikë. Për t’u përmendur edhe forma e mirë që shfaqi Louis Williams i cili e mbylli ndeshjen me 25 pikë të realizuara.

Lajmi i mirë për trajnerin e Lakers Luke Walton ishte se ndaj Denver-it u rishfaq mbi parket Nick Young i cili shënoi 14 pikë në total edhe pse vinte në këtë ndeshje nga një dëmtim i gjatë. Te Nuggets spikatën me lojën e tyre boshnjaku Nurkic autor i 21 pikëve dhe 16 rebound-eve, por edhe italiani Danilo Gallinari me 19 pikë 3 asist dhe 3 topa të zotëruar poshtë tabelës. Vijon serinë e fitoreve rradhazi Houston Rockets që triumfoi me rezultatin 123-117 ndaj New Orleans Pelicans. Skuadra e trajnerit D’Antoni mund të buzqeshë me një super James Harden, i cili dhuroi një tjetër paraqitje mbresëlënëse duke e mbyllur ndeshjen me 26 pikë dhe 15 asist.

 

Shpërndaje në: