NBA: Fitojnë Spurs dhe LeBron James
Mbrëmë janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të “NBA Playoffs 2017”.
San Antonio Spurs arritën të mposhtin për të dytën herë radhazi skuadrën e Memphis Grizzlies, me rezultat 96-82.
Këtë ndeshje shkëlqeu Kawhi Leonard, i cili shënoi 37 pikë.
Dje u zhvillua edhe ballafaqimi në mes Cleveland Cavaliers dhe Indiana Pacers, ku fitore shënuan kampionët aktual të Cleveland.

Ata triumfuan me rezultat 117-111, ku 89 pikë i shënuan “Big Three” nga LeBron James, Kevin Love dhe Kyrie Irving.
Tani të dy skuadrat, si San Antionio ashtu edhe Cleveland udhëheqin seritë e tyre respektive prej 2-0. /Periskopi/



