NBA – Sonte shpallet MVP, ky është favoriti
Kur kanë kaluar më shumë se dy javë nga shpallja e Golden State kampion në NBA dhe e Kevin Durant si MVP i finaleve, ka ardhur koha që sot të shpallen më të mirët e sezonit 2016-2017.
Nata “Oscar” siç është quajtur mbrëmja e sotme, një “show” gala që do të zhvillohet në Nju Jork, ku vëmendja është përqendruar te titullin MVP i sezonit të rregullt, në një garë të fortë mes disa prej yjeve të NBA-së.
Kjo është hera e parë që kjo ceremoni organizohet në këtë mënyrë, ndërkohë që gjithnjë çmimet e seoznit janë shpallur para finaleve të play off-it.
Për trofeun MVP gara duket se do të jetë mes James Harden (Houston) dhe Russell Westbrook (Oklahoma).
I pari pati rezultatin më të mirë të pikëve të realizuara për ndeshjen, 29,1, rezulatti i dytë më i mirë i historisë në NBA.
Ndërsa Westbrook vendosi rekordin e 42 “triple double” gjatë sezonit të rregullt. I treti në garë është Kawhi Leonard (San Antonio), me 25,5 pikë për ndeshje, por duket se do ta ketë të vështirë të mposhtë dy rivalët e tjerë. Trajneri Mike D’Antoni pritet të marrë titullin e trajnerit të vitit.



