NBA, Warriors shfrytëzojnë mungesën e James – fitojnë ndaj Lakers

NBA, Warriors shfrytëzojnë mungesën e James – fitojnë ndaj Lakers

Golden State Warriors e ka shfrytëzuar mungesën e LeBron James në maksimum, duke e mposhtur LA Lakers 115-101.

Basketbollisti amerikan ishte në dyshim për këtë ndeshjes, derisa pak momente pa filluar u konfirmua se ai nuk do paraqitej fare, shkruan Periskopi.

Për ‘Luftëtarët’ më të dalluarit ishin Klay Thompson me 28 pikë, Kevin Durant me 21 pikë, 11 asiste dhe pesë kërcime. Ndërkohë, DeMarcus Cousins shtoi 10 kërcime.

Te Lakers ishte në formë Brandon Ingram me total 20 pikë, teksa Rondo realizoi 11 asiste, kurse qendra Ivica Zubac bëri 9 kërcime.

Kjo ishte fitorja e 12 në 13 ndeshjen e fundit për Golden State, të cilët humbën dje nga Philadelphia 76ers./Periskopi/

Shpërndaje në: