Ndahen çmimet për lojtarët më të mirë në Ligën e Kampionëve, dominojnë madrilienët (Foto)

Ndahen çmimet për lojtarët më të mirë në Ligën e Kampionëve, dominojnë madrilienët (Foto)

Para fillimit të ceremonisë së shortit të Ligës së Kampioneve, presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin, i ka dhënë “Çmimin Presidencial” ish-sulmuesit italian Françesko Toti për karrierën e shkëlqyer që ia kushtoi vetëm klubit të Romës.

 

toti

 

Çmimi i “Portierit më të mirë të Ligës së Kampioneve” për sezonin e kaluar i shkoi italianit Xhanluixhi Bufon.

 

bufon

 

Më pas, gjatë ceremonisë, çmimi i “Mbrojtësit më të mirë të Ligës së Kampioneve”, për sezonin e kaluar, iu dha mbrojtësit të Real Madrid, Serxhio Ramos.

 

ramos

 

Çmimi i “Mesfushorit më të mirë të Ligës së Kampioneve”, për sezonin e kaluar, iu dha kroatit të Real Madrid, Luka Modriç.

 

modric

 

“Sulmuesi më i mirë i vitit në Ligën e Kampioneve” nuk mund t’i shkonte askujt tjetër përveçse Kristiano Ronaldos.

 

ronaldo

 

Në fund u ndanë edhe çmimet e “Lojtarit të Vitit UEFA”. Për femra, trofeu i shkoi Lieke Mertens të Holandës, ndërsa për meshkuj, ashtu siç parashikohej, trofeu i shkoi Kristiano Ronaldos.

 

 

ronaldo2

 

 

Shpërndaje në: