Ndahen paratë për këto kategori të pensioneve
Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një kërkesë të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore.
Në vendimin e Qeverisë është bërë e ditur se mjetet e kursyera në disa kategori janë ndarë në disa kategori të tjera, përcjell Periskopi.
Sipas vendimit mjetet i janë ndarë Ministrisë së Financave për kategoritë e pensioneve për pensionet bazë, pensionet për punëtorët e arsimit të viteve ’90, pensionet familjare, pensionet për të verbrit, pensionet për veteranët, pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijë si dhe pagesat për komunali për familjet e cenueshme.
Shuma e përgjithshme e mjeteve është 4 milionë 752 mijë e 350 euro.



