Ndahen paratë për ndërtimin e stadiumit në këtë qytet të Kosovës (Foto)

Ndahen paratë për ndërtimin e stadiumit në këtë qytet të Kosovës (Foto)

“MKRS-ja do të investojë në këtë projekt 600 mijë euro, ndërsa komuna e Vitisë 200 mijë euro”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net. .

Ministri i Kulturës, Kujtim Shala dhe kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, u shprehën se ky investim, ka një rëndësi të madhe për këtë komunë, sidomos për sportistë e saj.

Shala dhe Haliti më tej e vlerësuan bashkëpunimin ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Vitisë, edhe në projekte tjera të rëndësishëm, të cilat, siç u tha, me finalizimin e tyre, do të ndikojnë dukshëm në krijimin e kushteve më të mira për sportin dhe kulturën në këtë vend.

Shpërndaje në: