Ndahet Irina Shayk, kësaj here duron vetëm katër vjet
Aktori Bradley Cooper dhe aktorja Irina Shayk i kanë dhënë fund lidhjes së dashurisë pas katër vjetësh bashkë.
Dyshja kishin nisur aventurën e përbashkët më 2015, ndërkaq dy vjet më vonë në jetë kishte ardhur bija e tyre, Lea De Seine.
Ky lajm vjen katër muaj pas performancës së shumëpërfolur të tij dhe Lady Gaga-s në ceremoninë e çmimeve Oskar.
Këta dy të fundit ishin pjesë e mediave shkaku edhe i kimisë së madhe që kishin në filmin “A Star is Born”.



