Ndalet ëndrra e Botërorit për Shqipërinë, Kuqezinjtë “përmbysen” në Poloni
Ka marrë fund ëndrra e kombëtares së Shqipërisë për kualifikim në Botërorin e vitit 2026.
Kombëtarja shqiptare u përmbysë nga Polonia, pasi ishte në avantazh gjatë pjesës së parë.
Ndeshja u mbyll 2-1 në të mirë të polakëve, me Poloninë që avancon në finalen e “play-offit” të rrugëtimit B.
Shqipëria shënoi e para, në minutën e 43-të, me anë të Arbër Hoxhës.
Kështu u mbyll pjesa e parë, teksa në të dytën, Polonia e mori epërsinë me anë të dy golave brenda dhjetë minutave.
Fillimisht, Robert Lewandowski shënoi për 1-1, me një gol nga një krosim prej goditjes së këndit.
Ai shënoi në minutën e 63-të.
Në minutën e 73-të, Piotr Zielinski shënoi për 2-1.
Polonia do të luajë në finalen e “play-offit” ndaj Suedisë, e cila e mposhti Ukrainën 3-1.



