I ndali zemra për plot 40 minuta, policët e sjellin sërish në jetë

I ndali zemra për plot 40 minuta, policët e sjellin sërish në jetë

Zemra e tij u ndal për rreth 40 minuta, por një amerikani nga Karolina e Veriut duket se është njeri më me fat në botë, pasi u risoll serish në jetë nga dy policë.

36 vjeçari John Ogburn pësoi një atak kardiak, ndërkohë që po punonte para kompjuterit në afërsi të shtëpisë së tij.

Dy oficerë policie që ndodheshin aty pranë, ishin të parët që dëgjuan thirrjet e dëshpëruara për ndihmë të tre fëmijëve të tij.

Ata i dhanë ndihmë e parë për plot 42 minuta dhe nuk u dorëzuan nuk derisa e rikthyen zotin Ogburn në jetë.

Dy oficerët e policisë, Charlotte-Mecklenburg dhe Laërence Guiler janë nderuar kudo në rrjetet sociale duke pasur parasysh se punonjësit janë të detyruar të japin ndihmën e parë, sidomos nëse viktima nuk jep shenja jete pas 20 minutash.

Shpërndaje në: