Ndalohet për 48 orë arsimtari që rrahu nxënësin në Prishtinë

Ndalohet për 48 orë arsimtari që rrahu nxënësin në Prishtinë

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar se është lëshuar urdhër për ndalimin 48 orë të arsimtarit që dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë.

“Po, është lëshuar urdhri për ndalim për 48 orë”, ka konfirmuar Gashi për “Betimi për Drejtësi”

Sipas pamjeve që kanë qarkulluar, arsimtari shihet duke goditur nxënësin, ndërsa në një moment edhe nxënësi reagon ndaj tij.

Shpërndaje në: