Ndërhyrje horror: A është ky faulli më i keq në historinë e futbollit?
Në mesin e korrikut shumica e klubeve fillojnë të kthehen në ritimin e tyre duke u përgaditur për fillimin e sezonit të ri.
Por për shumë skuadra të Evropës sezoni 2018-2019 ende nuk ka filluar.
Për skuadra të nivelit që luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve, një ndeshje e zhvilluar në Hungari të martën është parë një nga ndërhyrjet më të këqija në historinë e futbollit, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Bryan Melisse i skuadrës F91 Dudelange ka bërë një ndërhyrje të tmerrshme duke u ndëshkuar me karton të kuq pas një përpalsje të stilit kung fu në drejtim të lojtarit të Videotonit, Mate Patkai.
Skuadra nga Luksemburgu e humbi ndeshjen 2-1 në Hungari, duke u diskualifikuar nga faza fillestare.
Askush nuk u surprizua kur referi e ndëshkoi atë me karton të kuq pas ndërhyrjes së egër.
Incidenti i shkaktuar të kujton ndërhyrjen e famshme të stilit karate nga Nigel de Jong kundër Xabi Alonson në finalen e Kupës Botërore të vitit 2010./Periskopi/










