Ndërpritet derbi Fenerbahçe-Besiktas: Goditet trajneri i Besikit dhe i qepet urgjentisht koka (Foto/Video)
Është ndërprerë takimi i dytë gjysmëfinal i Kupës së Turqisë mes Fenerbahces dhe Besiktasit.
Njëri prej derbive më të mëdhenj në shtetin turk nuk e ka gjetur fundit gjysmë ore para përfundimit të kohës së rregullt.
E gjithë kjo pasi që tifozët e Fenerit kanë goditur me gjësende të forta në kokë trajnerin e “Shqiponjat e Zeza”, Senol Gunesin, të cilit i është qepur koka dhe më pas është dërguar në një spital të qytetit të Stambollit.
Koka e qepur e trajnerit Senol Gunes
Paraprakisht, strategu turk është mundur të qetësoj portierin Tolga Zengin që po polemizonte me shikuesit në shkallën e stadiumit.
Pas kësaj, në të 57 minutë i gjithë stafi dhe lojtarët e Besiktasit janë tërhequr në zhveshtore dhe më nuk kanë dal në fushën e stadiumit “Sukur Saracoglu”.
Alivanoset strategu turk gjatë shkuarjes në zhveshtore
Mete Kalkavan, gjyqtari kryesor i takimit, tashmë ka marr vendim që të ndërpritet takimi mes gjigantëve turk dhe vendimi për vazhdimin ose jo do ta merr Federata e Futbollit të Turqisë.
Gjithashtu edhe trajneri për përgatitje fizike të bardhezinjve, Erdinç Gultekin ka pësuar disa gërvishtje në fytyrë.
Erdinç Gültekin
Theksojmë se në të 30 minutë, mbrojtësi i Besiktasit, Pepe u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të palejuar ndaj kundërshtarit.
Ndryshe, ndeshja e parë gjysmëfinale mes këtyre dyja skuadrave kishte përfunduar me rezultat të barabartë 2-2. /Telegrafi/






