Ndërpritet koncerti i Britney Spears, tmerrohet këngëtarja(Foto/Video)
Një incident i frikshëm ka ndodhur gjatë koncertit të këngëtares së famshme Britney Spears ditën e mërkurë. Një njeri i çmendur ka hyrë në skenë duke ndërprerë shfaqjen, pak pasi këngëtarja kishte performuar hitin e saj “You drive me crazy”. Menjëherë, këngëtarja është rrethuar nga trupa e baletit të saj ndërkohë që forcat e sigurisë kanë kapur personin që ka hipur në skenën e Las Vegasit.
Këngëtarja është kapur nga videot e fansave të hedhura në faqet e internetit duke pyetur truprojat nëse personi është i armatosur apo jo. Departamenti i policisë metropolitane në Las Vegas ka arrestuar 37-vjeçarin Jesse Web për shkeljen e kryer duke u ngjitur në skenë pa leje dhe ndërprerë koncertin e Spears



