Ndërpritet loja Ajax – Groningen, tifozët gjuajnë fishekzjarrë të shumta (VIDEO)
Ndeshja mes Ajaxit dhe Groningen është ndëprerë përkohësisht shkaku i shumë fishekzjarrëve të hedhura në fushë nga tifozët vendas.
Pas vetëm disa minutave lojë, gjyqtari Bas Nijhuis i dërgoi të dy ekipet në dhomat e zhveshjes shkaku që loja nuk mund të zhvillohej në këtë mënyrë.
Nijhuis për “ESPN” edhe paralajmëroi se do ta përfundojë ndeshjen në rast që përsëritet një rast i ngjashëm shkaku se lojtarët mund të lëndohen, transmeton telegrafi, përcjell Periskopi.



